Tifozët e Atleticos nisën fushatën “ContraCR7”, presidenti u “detyrua” të tërhiqet nga portugezi

schedule09:50 - 27 Korrik, 2022

schedule 09:50 - 27 Korrik, 2022

Një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje është sigurisht e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk dëshiron qëndrimin në “Old Trafford” dhe këtë e kërkoi edhe në takimin që dje kishte me drejtuesit e Manchester United.

Por një nga klubet me të cilët lidhej shumë e ardhmja e CR7 ishte rivali i përbetuar i Real Madrid, Atletico Madrid.

Një lajm i tillë ka zemëruar ultrasit e skuadrës së Diego Simeones, të cilët nuk duan në ekipin e tyre një legjendë të “armiqve” të Realit.

Hashtagu “ContraCR7 u kthye në viral në rrjetet sociale. Shumë tifozët të “Los Colchoneros” kanë kërcënuar klubin me dorëzim abonimesh nëse blihet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Menjëherë ka ardhur edhe përgjigja nga presidenti Atleticos, Enrique Cerezo, i cili ka shuar zërat për transferimin e sulmuesit portugez duke u shprehur se e gjithë kjo histori është e shpikur.

“Nuk e di se kush e shpiku këtë histori për Cristiano Ronaldon te Atletico Madridi. Sigurisht që nuk është e vërtetë. Është praktikisht e pamundur që ai të vijë te Atletico”, shtoi Cerezo.

Siç duket fushata e nisur nga tifozët e “Loc Colchoneros” dhanë edhe rezultatin e tyre, teksa morën edhe përgjigjen që dëshironin nga numri një i klubit.

Ronaldo së fundi është rikthyer te United, ndërsa ditën e djeshme ka pasur edhe një takim me drejtuesit, ku sipas asaj që raportohet CR7 vazhdon të kërkojë largimin nga “Old Trafford”.

37-vjeçari me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon, teksa në kontratën e tij me klubin anglez ekziston edhe opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ende nuk ka filluar stërvitjet me skuadrën e Erik ten Hag, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tij për të ardhmen.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!