“Ti president i Federatës e unë trajner i Realit”, batutat mes Casillas e Cannavaros

schedule08:53 - 3 Prill, 2020

schedule 08:53 - 3 Prill, 2020

Si pjesa më e madhe e globit edhe yjet e futbollit janë izoluar në shtëpi për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit. Në një bisedë live në “Instagram”, Fabio Cannavaro dhe Iker Casillas, biseduan për të ardhmen e tyre si dhe bënë disa parashikime.

“Jam i sigurt se ti do të jesh presidenti i ardhshëm i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ndërsa unë do të jem trajneri i Real Madridit”, thotë me shaka italiani gjatë bisedës. Ish-portieri i Real Madrid e ka hedhur kanditaturën për president për në zgjedhjet e ardhshme.

“Zidane po bën një punë të shkëlqyer. Puna e tij është shpërblyer me titujt që ai ka fituar. Mendoj se jam gati të kthehem në Europë edhe pse aventura në Kinë më ka mësuar shumë”, vazhdon Cannavaro.

Kur Fabio e pyet se cilat janë planet e Casillas si president i Federatës, spanjolli tregohet shumë modest. “Si fillim unë duhet ti fitoj ato. Nuk është emri që i fiton, por votat. Kam disa ide të reja, por fillimisht duhet të mbledh votat e duhura”, mbyll Iker. /abcnews.al