“T’i përgjigjet drejtësisë”, Petro Koçi: Berisha është i frikësuar dhe në panik

schedule23:35 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 23:35 - 19 Dhjetor, 2023

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në “Ora e fundit” në ABC News tha se Sali Berisha është në panik. Ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha e ka kuptuar se i ka ikur ndjenja e paprekshmërisë.

“Berisha tashmë është një njeri në panik dhe tashmë veprimet i bën si të një njeriu, që e ka zënë frika pasi i ka ikur paprekshmëria”, tha ai.

Për deputetin e mazhorancës, Sali Berisha nuk duhej të priste që SPAK të vinte me kërkesë në Kuvend, por duhej të shkonte në gjykatë për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Sipas tij, në vend që të tregtonte shembullin e një shërbëtori korekt të shtetit në raport me drejtësinë, Sali Berisha tregoi krejt të kundërtën. Deputeti socialist shprehet se Berisha për shkak të hallit të vet, është i gatshëm të shesë  edhe interesat e Shqipërisë.

“Ai duhej t’i përgjigjej drejtësisë. Ai duhet të ishte një shërbëtor i bindur i shtetit dhe në fakt po tregon se nuk është dhe  nuk do jetë kurrë. Berisha për shkak të hallit të vet është gati të shesë interesa e Shqipërisë dhe të partisë”, theksoi ai.

Mes tjerash, deputeti theksoi se Sali Berisha është braktisur nga njerëzit dhe demokratët.

“Berisha është i braktisur nga qytetarë, por në fund të fundit Berisha ka braktisur vetveten me gjëmat që i ka bërë këtij vendi”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!