Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ti këmbeve një Rolex me një Casio”, Shakira akuzohet për plagjiaturë në këngën që i dedikoi Pique

schedule15:04 - 13 Janar, 2023

schedule 15:04 - 13 Janar, 2023

Shakira pas “Monotonia” është rikthyer me deklarata të reja dhe akoma më të mprehta, teksa tekstin e këngës së saj të re ia ka dedikuar Gerard Pique dhe partneres së tij, Clara Kia Marti.

“Dy fytyra që nuk e duroj, unë që i kam vënë duart në zjarr për ty”, ka thënë këngëtarja kolumbiane në këngën e saj të mëparshme, për t’u rikthyer duke thënë “Ti këmbeve një Rolex me një Casio” në këngën e saj të re me titull “Bzrp. Sesionet muzikore 53″.

Megjithatë, kënga, e cila tashmë ka grumbulluar mbi 63 milionë shikime, është produkt i plagjiaturës sipas akuzave të hedhura nga këngëtarja dhe kantautori Briella.



Pavarësisht suksesit të padiskutueshëm, Shakirës po i shtohen aventura të reja. Listës së zezë të jetës së saj, përveç mashtrimit tatimor, mundësisë së burgimit, mosmarrëveshjeve me Gerard Pique-n dhe bashkëkujdestarisë së fëmijëve, i shtohet edhe plagjiatura e lartpërmendur.

Fakti u bë i ditur nga vetë kantautorja, e cila përmes Tëitter ndau këngën e saj të titulluar “Solo Tu” (“Vetëm ti”), e cila u publikua në qershor 2022 dhe e krahasoi atë me këngën e Shakirës.

Shikoni videon

“JU KËMBENI NJË ROLEX ME NJË CASIO – NJË FERRARI ME NJË TWINGO”

Këngëtarja në këngën e re duket se i referohet 22-vjeçares me të cilën përflitet se ish-partneri i saj kishte filluar të takohej para se të ndaheshin, duke thënë: “Unë vlej dy 22-vjeçare. Ti shkëmben një Ferrari me një Tëingo. Te ke shkëmbyer një Rolex me një Casio”.

Diku tjetër, ajo gjuan disa shigjeta të tjera në drejtim të ish-mbrojtësit të Manchester United dhe Barcelonës: “Shumë gjimnastikë. Por punoni edhe pak trurin”.

Shakira bën një tjetër aludim të qartë për Clara Kia me tekstin: “Ajo ka emrin e një njeriu të mirë. Është e qartë se nuk është ashtu siç tingëllon”, pasi Claramente, siç thotë ajo në spanjisht, i referohet Clara, emrit të partneres së re të Pique.

Një tjetër pikë në këngë thotë: “Nga dashuria në urrejtje, ndryshimi është vetëm një hap”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!