Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci në një intevistë në emisionin “Ballkan Update” foli për luftën në Izrael.
Gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se nga këto konflikte ato që i vuajnë pasojat janë të pafajshmit.
“Më është dashur të tregoj historinë time për shkak të retorikës së njëjtë që Serbia ka. I kam treguar kolegëve të pranishëm në KiE dhe të gjithë atyre që po e ndiqnin këtë sesion që Serbia është po e njëjta”, u shpreh ajo.
E ndalur tek marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë ajo shtoi se në të ardhmen duhet me patjetër që të përfundojë ky kapitull tensioni me Serbinë.
“Duhet të sigurohemi që Serbia të kërkojë falje. Unë besoj shumë se ky kapitull do të përfundojë, por kjo nuk do të thotë se Serbia do të mbajë paqen në rajon, pasi e kemi parë që në vazhdimësi krijon destabilizim. Është e lidhur me Rusinë, por shpresoj që të ndryshojë qasje në të ardhmen. Për ne ka rëndësi që të fuqizoujmë vendin tonë”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al/