“Ti je një vrasës”, Alec Baldwin lufton me protestuesit pro-palestinez

schedule12:09 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 12:09 - 19 Dhjetor, 2023

Aktori Alec Baldwin u sulmua verbalisht nga protestuesit anti-izraelit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, duke iu përgjigjur njërit prej tyre me sharje, përpara se të shoqërohej nga policia.

Baldwin, 56 vjeç, u pa mes turmës së protestuesve pro-palestinezë në Stacionin e Pensilvanisë dhe Grand Central Terminal në Manhattan.

Në pamjet e regjistruara nga rrjetet amerikane, protestuesit rrethuan aktorin, duke kërkuar të dinë nëse ai mbështet palestinezët apo Izraelin. “Unë mbështes paqen për Gazën,” u përgjigj Baldwin, por protestuesit u tërbuan, filluan ta shanin dhe u përpoqën t’i afroheshin. “Mbylle gojën! Nuk ju vjen turp fare?‘ një nga protestuesit i bërtiti.

Një tjetër video e postuar në rrjetet sociale tregon një protestues duke i shtyrë celularin në fytyrë aktorit, duke i kërkuar atij të përgjigjet nëse e mbështet Izraelin.

“Sepse jam në Hollywood? Ju bëni pyetje të kota. Më bëj një pyetje të zgjuar”, – u përgjigj Baldwin. E teksa po largohej i shoqëruar nga efektivë policie ka bërtitur “mbylle gojën”. “Ndaloni së bërtituri! Ndaloni së bërtituri” vazhdoi ai ndërsa protestuesit vazhdonin ta rrethonin. “Unë dua paqe për Gazën gjithsesi,” tha ai./abcnews.al