Trajnerët janë persona të fiksuar pas detajeve. Koka e tyre është e mbushur me skema pafund dhe shumë taktikë. Aventura e Unai Emeri me Arsenal nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri spanjoll u shkarkua nga pankinë londineze në nëntorin e vitit të kaluar dhe qëndron pushim prej asaj kohe.
Rezultatet e këqija ndikuan në vendimin e drejtuesve të klubit dhe Emery fajëson… ish të dashurën e tij. Sacha Wright ka dhënë një deklaratë të pazakontë për The Sun, aty ku tregon fjalët që 48-vjeçari nga Hondarribia nuk ia kurseu aspak.
“Unai më tha se isha një shtrigë dhe që i kisha sjellë fat të keq. ‘Arsenali nisi humbjet në momentin që u ndava nga ti’, më tha tekstualisht. Më tha edhe që ishte stresuar shumë pas ndarjes me mua dhe që nuk ishte mirë nga trutë e kokës. Ai gjatë gjithë kohës shihte ndeshje dhe rezultatet e skuadrave të tjera. E mbante kompjuterin dhe tablentin me vete edhe kur shtrihej në krevat”, rrëfen Wright. /abcnews.al