Thyhet sistemi “MEMEX”, hakerat publikojnë të dhënat nga sistemi i policisë për të dyshuarit shqiptarë

schedule12:45 - 3 Tetor, 2022

schedule 12:45 - 3 Tetor, 2022

TIRANË – Edhe pse sulmi është sprapsur, grupi i hakerave financuar nga Irani për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, vijon të publikojë të dhëna sensitive të marra nga sistemet e goditura.

Sot grupi “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat e sistemit MEMEX, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në dosjet e publikuara nga “Homeland Justice” janë emrat e 105 mijë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

/abcnews.al/