Luka Jovic fluturoi nga Madridi drejt Beogradit në muajin mars dhe theu kushtet e izolimit të vendit të tij.
Sulmuesi i Real Madrid duhet të qëndronte 14 ditë i karantinuar në vendlindje, por nuk pyeti fare dhe doli të festonte ditëlindjen e së dashurës.
Veprimi i lojtarit ofensiv shkaktoi polemika të mëdha, teksa Prokuroria kërkoi 6 muaj burg për veprimin e kryer.
22-vjeçari, edhe pse në fillim hezitoi të gjente një akord, ka paguar 30 mijë euro për t’i shpëtuar burgosjes sipas raportimeve të Sport.es dhe Cadena COPE. /abcnews.al