Thyen xhamin në derën e spitalit të Vlorës, procedohet 50 vjeçari

schedule12:47 - 5 Shkurt, 2022

schedule 12:47 - 5 Shkurt, 2022

Një 50 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi akuzohet për shkatërrim prone.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasi me iniciale I. P., 50 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, ka thyer një xham në derën e Spitalit Rajonal Vlorë.

“Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Shkatërrimi pronës”, shtetasi I. P., 50 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, sepse ka thyer një xham në derën e Spitalit Rajonal Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!