Thyen tabunë në futboll, njihuni me vajzat e guximshme të fushës së blertë

schedule11:01 - 18 Janar, 2021

schedule 11:01 - 18 Janar, 2021

Daniela Kodra, Ina Gjoni dhe Altea Aliaj janë tre vajzat që pasionin e tyre për futbollin e kanë kthyer në profesion. Ata ishin të ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ku ndanë ndër të tjera se si nisi rrugëtimi i tyre në fushën e blertë.

“E kam nisur me Apolloninë e Fierit. Si çdo gocë kam filluar të luaja me çunat nëpër lagje dhe më pas pashë lajmin në gazetë që ishte hapur një ekip vajzash në Fier.“, u shpreh Ina. Ndërkohë, Daniela shtoi se prej disa vitesh tashmë është dhe trajnere e fëmijëve dhe sipas saj, kjo është një ndër arsyet pse e shikon futbollin si një profesion.

Kam qenë e përkushtuar, e shikoj veten më shumë në futbollin e femrave dhe ndoshta në një të ardhme kam 6 vite që merrem me trajnim të fëmijëve dhe kjo më bën që ta mendoj dhe si profesion. Jam drejt krijimit të një skuadre timen personale.”, u shpreh Daniela.

Ndërsa Altea, 21-vjeçarja e cila studion për gjuhë të huaja, tha se kjo nuk e ka ndalur të ndjekë ëndrrën e saj për t’u bërë futbolliste. “Bëj 6 vite që luaj futboll, e kam nisur në moshën 15-vjeçare. Luaja me djemtë në lagje dhe e shikonte mamaja që luaja gjithmonë me djemtq dhe thoja dua një ekip për vajzat që të vazhdoj dhe të luaj.“, tha Altea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!