Thyen rregulloren, 4 futbollistë të kombëtares rrezikojnë dënimin

schedule16:10 - 29 Shtator, 2020

schedule 16:10 - 29 Shtator, 2020

Shqipëria po bëhet gati për ndeshjet e radhës në Nations League, si dhe për miqësoren e 7 tetorit kundër Armenisë. Kuqezinjtë më pas përballen me Kazakistanin (11 tetor) dhe Lituaninë (14 tetor), ndërkohë që  së shpejti pritet të publikohet edhe lista.

“Telesport.al” raporton se katër futbollistë rrezikojnë të mungojnë në këto ndeshje për shkaqe disiplinore. Portali në fjalë liston emra si Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe Elseid Hysaj.

Kapiteni njërën prej ndeshjeve e humb prej kartonit të kuq me Lituaninë, ndërkohë që lënia jashtë normalisht do e ulte autoritetin e tij në skuadër. Arsyeja se pse këta lojtarë mund të lihen jashtë është se ishin të pranishëm në fejesën e Roshit gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe thyen rregulloren e brendshme. /abcnews.al