Një pilot amerikan i kompanisë FedEx e ka paguar shtrenjtë shkeljen e rregullave të karantinës.
Singapori ka dënuar një pilot amerikan me katër javë burg për thyerjen e karantinës së tij të detyrueshme.
Piloti 44-vjeçar i FedEx mbërriti nga Australia në fillim të prillit dhe u udhëzua të qëndronte në hotelin e tij në aeroport, por në vend të kësaj mori një tren në qendër për të vizituar disa dyqane.
Policia e arrestoi dhe ai u dënua me 4 javë burg për shkelje të rregullave të karantinës.
Singapori të mërkurën regjistroi 675 raste të reja, duke rritur në total shifrat në më shumë se 25,000 – deri tani numri më i lartë në Azinë Jug-Lindore.
Numri zyrtar i vdekjeve është 21./abcnews.al