Thyen rregullat e izolimit, epidemiologu britanik jep dorëheqjen

schedule12:40 - 6 Maj, 2020

schedule 12:40 - 6 Maj, 2020

Një epidemiolog kryesor që këshillon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me koronavirusin dha dorëheqjen të martën, pasi theu rregullat e izolimit.

Profesor Neil Ferguson, ishte gjithashtu një anëtar i shquar i Grupit Shkencor të Britanisë për Emergjencat (SAGE).

Sipas burimeve, të martën një grua kishte shkuar në shtëpinë e tij dy herë pavarësisht udhëzimeve për distancimin shoqëror.

Në një deklaratë për CNN, Profesori Ferguson pranoi që bëri një gabim dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen.

“Më vjen keq për çdo veprim, udhëzimi i qeverisë është mëse i qartë dhe është për të na mbrojtur të gjithëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!