Është mbyllur takimi i parafundit i javës së 29-të në Bundesliga, mes Borussia M’Gladbach dhe Union Berlin. Vendasit fituan lehtësisht me rezultatin 4-1, edhe pse për pak minuta u vendosën në tension nga modestët miq.
LEXO EDHE: VIDEO/ Gol “slow-motion”, Gladbach kalon në avantazh ndaj Union Berlin
Dyshja Plea-Thuram bënë një ndeshje të shkëlqyer, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen e Union, që duhet thënë se bëri një ndeshje për t’u harruar.
LEXO EDHE: VIDEO/ M’Gladbach me futboll spektakolar, Thuram i bashkohet festës
Nehaus hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërsa Thuram në të 41-ën, çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë, Union reagoi disi, pas një goli të Andersson me kokë në minutën e 50-të.
Por goli i dytë personal i Thuram në minutëne 59-të, asistuar sërish nga Plea, risolli qetësinë. Vetë sulmuesi Plea arriti të shënojë në minutën e 81-të, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 4-1. Në kuotën e 56 pikëve shkon Gladbach, vetëm një pikë më pak se Dortmundi i vendit të dytë, që luan sot në orën 18:00 kundër Paderborn në transfertë./abcnews.al
Bundesliga, java 29
Borussia M’Gladbach – Union Berlin 4-1
Nehaus 17’, Thuram 41’ 59’, Plea 81’ / Andersson 50’