Marcus Thuram dhe Alassane Plea janë dy ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, por si dyshe, janë ndoshta më të mirët në Bundesliga. Dy yjet e Borussia M’Gladbach luajtën dhe sot titullarë, në fitoren 4-1 kundër Union Berlin.
Thuram shënoi dy gola, të dy të asistuar nga Alassane Plea, ndërsa vetë numri 14 i Gladbach shënoi golin e katërt. Këto gola dhe asiste, e çuan totalin e tyre në 44 kontribute për gol në Bundesliga.
Marcus Thuram ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 11 asiste, ndërsa Plea, ka tundur rrjetën 14 herë dhe ka asistuar 9 herë për shokët e skuadrës. Një dyshe e pandalshme, e cila ka udhëhequr Gladbachin gjatë gjithë sezonit./abcnews.al
Marcus Thuram. Alassane Plea.
Don’t sleep on Gladbach’s duo this season ? pic.twitter.com/lwKYi9uE5f
— B/R Football (@brfootball) May 31, 2020