“Thumbon” Ilir Shaqiri: Do futesha sërish në “Big Brother”, po të ndërroheshin vëllezërit

schedule19:16 - 22 Nëntor, 2022

schedule 19:16 - 22 Nëntor, 2022

Ilir Shaqiri ka treguar se do të bëhej përsëri pjesë e “Big Brother Vip” në sezonin e dytë të tij. Ai u pyet nëse do të ishte opinionist apo banor dhe zgjodhi këtë të fundit.

“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”, u shpreh Iliri.

I pyetur nëse do futej përsëri në BBV po të merrte ftesë, ai iu përgjigj duke thënë: “Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty. Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!