Khloe Kardashian dhe Tritan Thompson kanë qenë në qendër të vëmendjes pas lajmeve se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi pas akuzave ndaj basketbollistit se e ka tradhëtuar sërish yllin televiziv dhe se ka një fëmijë me një grua tjetër.
Megjithatë, duket se ndarja ka qenë miqësore pasi Tristan shkroi disa fjalë prekëse për ish-partneren e tij. “Gëzuar ditëlindjen. Faleminderit që ishte jo vetëm një partnere mahnitëse, mami dhe shoqja më e mirë por gjithashtu ishe njeriu më i mirë, i kujdesshëm dhe më i dashur që kam takuar ndonjëherë.”, shkroi ai.
“Dashuria dhe shpirti yt është ngjitës për të gjithë ata që të kanë takuar. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua dhe e vendos familjen tonë në radhë të parë, Të dua shumë. Uroj të kalosh një ditë të mahnitshme.“, shtoi më tej ai ndërsa postoi dhe disa fotografi. /abcnews.al