Thuaji PO Jetës, parandalo kancerin kolorektal

schedule16:19 - 27 Shkurt, 2020

schedule 16:19 - 27 Shkurt, 2020

Kanceri i zorrës së trashë (kolorektal) ose sic njihet ndryshe kanceri i kolonit, në përgjithësi, nis në formën e formacioneve beninje të quajtura polipe adenomatoze por, me kalimin e kohës, disa prej këtyre polipeve mund të transformohen në formacione malinje.

Bazuar në statistikat botërore velrësohet që Kanceri Kolorektal renditet i dyti në listën e tumoreve për nga % e vdekshmërisë  tek të dy gjinitë, si tek  meshkujt ashtu edhe tek femrat, me një inidencë të shtuar në moshat mbi 45 vjeç.

Por së fundmi është vënë re një rritje shqetësuese e numrit të rasteve edhe në moshat e reja. Një polip prej 1 cm diametër kërkon rreth 10 vite që të shndërrohet  në malinj, pararëndes i kancerit të zorrës së trashë.

Prandaj zbulimi në kohë i këtyre lloj polipeve dhe heqja e tyre shmang mundësinë që ato të kthehen në formacione malinj (kancerogjenë).

Bazuar në studimet dhe statistikat botërore, mjekët specialistë ngrenë zërin mbi rëndësinë që ka kryerja e kontrollit të Kolonoskopisë (ekzaminimi endoskopik i zorrës së trashë), ekzaminim ky që është edhe mënyra më efiksase për parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të këtij lloj Kanceri.

Kjo merr një rëndësi akoma më të madhe nëse marrim parasysh faktin që kjo patologji në stadet fillestare të saj ka shumë pak ose aspak simptoma të dukshme, duke ndikuar kështu në avancimin e stadit të sëmundjes.

Cilat janë ato simptoma që mund ti konsiderojmë si alarmante dhe për të cilat duhet të paraqitemi urgjentisht te mjeku specialist:

  • Prezencë gjaku në jashtëqitje
  • Dhimbje barku
  • Anemi për shkak të humbjes së gjakut
  • Ndryshime në zakonin e jashtëqitjes
  • Rënie e pashpjegueshmë në peshë

Cilët janë faktorët e rrezikut të Kancerit të zorrës së trashë:

  • Mosha mbi 45 vjeç
  • Histori familjare, të afërm të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë (babai, nëna, vëllai, motra, fëmija)
  • Dieta e pasur në yndyrna shtazore(mishi i kuq) dhe e varfër në fruta dhe perime
  • Duhanpirja
  • Mbipesha
  • Jeta pa shumë aktivitet fizik
  • Sëmundjet inflamatore të zorrës (kolit ulçeroz dhe sëmundja e Crohn)
  • Sëmundje të trashëguara që prekin zorrën e trashë.

Kanceri i zorrës mund të evitohet (parandalohet) në më shumë se 90% të rasteve, prandaj të gjithë personat që nuk kanë ankesat e lartpërmendura, duke filluar nga mosha 45 vjeç, duhet të kryejnë ekzaminimin e parë të zorrës së trashë (kolonoskopinë).

Kjo është edhe arsyeja që Spitali Hygeia i bashkëlidhet fushatave sensibilizuese kudo në botë dhe muajin Mars, nën sloganin “ Sensibilizohu/ Thuaj Po Jetës”,  ja ka dedikuar ndërgjegjësimit të popullatës mbi rëndësinë që ka ekzaminimi në kohë në parandalimin e Kancerit Kolorektal.

Për këtë, prej datave 5-15 Mars, Spitali Hygeia do të ofrojë 2 paketa kontrolli me çmim preferencial dhe përkatësisht:

  • Ekzaminimin e Kolonoskopisë me cmimin ofertë prej 9,000 lekë
  • Paketën e kontrollit të Zorrës së trashë me cmimin ofertë prej 3,000 lekë ku perfshihen:
    • Feçe Gjak Okult
    • Hemogramë
    • Vizitë me mjekun specialist

‘Mos ngurro, kryej edhe ti Kontrollin, Parandalo Kancerin Kolorektal”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!