Thriller për 400 kg kokainë në Durrës, policia e priste, kapi edhe dy ngarkesa të tjera: Çfarë ndodhi gjatë 1 muaji në Durrës

schedule13:27 - 17 Maj, 2021

schedule 13:27 - 17 Maj, 2021

Policia kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kilogram kokainë që ishte fshehur në kontejnerin me mish të nisur nga Brazili. Atij i ishte vendosur GPS nga DEA amerikane dhe pritej që të mbërrinte në portin e destinacionit final që ishte Durrësi.

Sasia e droges e fshehur ne kuti mishi

Më pas, policia kishte vendosur që të lejonte kalimin në port për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i 400 kilogramëve kokainë të nisur nga Brazili. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, ndërkohë që priste këtë ngarkesë, policia ka kapur gjatë kontrolleve rutinë edhe dy ngarkesa të tjera me kokainë.

Lexo edhe: DETAJET/ Sinjal nga DEA, policia po e priste prej 2 muajsh. Si u zbuluan 400 kg kokainë dhe 2 ngarkesat e tjera që u kapën “kot”

E para u kap më datë 1 prill dhe kishte një peshë totale prej 49 kilogramësh. Kokaina në fjalë u kap në kontejnerin e biznesit të babait të Arbër Çekajt, i cili u arrestua disa vite më parë për futjen e më shumë se 600 kilogramëve kokainë në vend.

Ngarkesa e dytë u kap më datë 10 prill dhe kishte një peshë totale prej 142 kilogram. Në total nga 1 prilli, deri më tani janë kapur plotë 591 kilogram kokainë që ka patur destinacion portin e Durrësit.

Kamioni

Ndërkohë që kontejneri ishte nën vëzhgim, policia po priste për personat që do ta merrnin atë. Më në fund në port vjen një kamion me targa 01 263 OD, i cili ngarkoi kontejnerin dhe u nis për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila pas ndjekjes ka arritur të zbulojë se kishte ndaluar në Lipjan. /abcnews.al