Një grua 63-vjeçare, e cila po udhëtonte me një anije turistike për në Santorini , ka humbur jetën brenda kabinës së saj .
Paraditen e së dielës Autoriteti Portual Thira u njoftua nga agjenti i anijes lundruese detare që ndodhej në portin e ishullit se një pasagjerja e huaj 63-vjeçar ka humbur jetën brenda kabinës së saj.
Gruaja u transportua me varkë në portin “ATHINIOS” të Santorinit dhe më pas u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Thirës, ku konstatoi vdekjen.
Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Portual Thira, ndërsa trupi i pajetë do të transferohet në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të Pireut për autopsi-nekropsi. /abcnews.al/