Thriller në Kavajë: Polici vrau të ish-të dashurin e të dashurës, arrestohet edhe vëllai i tij

schedule11:02 - 10 Tetor, 2019

schedule 11:02 - 10 Tetor, 2019

Policia ka arrestuar edhe vëllain e policit B.Toci pasi kontrollit në shtëpinë e tij ndërkohë që po kërkonte prova për vrasjen në qytetin e Kavajës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i arrestuar është B.T (vëllai i policit të plagosur), të cilit iu gjetën disa doza kokaine.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme Kavaja u trondit nga një vrasje dhe një plagosje.

Viktima është Dritan Hoxholli, ndërsa i plagosuri është polici B.Toci.

Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie pasi të dy burrat kishin lidhje me një grua që e kishte bashkëshortin emigrant në Gjermani.

Abcnews.al mëson se fillimisht Hoxholli ka tentuar të futet në shtëpinë e gruas duke përdorur derën e saj, por pasi ajo ka refuzuar ai është ngjitur nga pas pallatit duke shqyer grilën e ballkonit.

Viktima Dritan Hoxholli

Në këtë moment, në vendin e ngjarjes mbërrin polici Toci, i cili fillimisht ka debatuar me Hoxhollin. Pas fjalëve ka qenë radha e përdorimit të armëve, ku burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht ishte viktima që qëlloi me kallashnikov në drejtim të Tocit.

Grila e shqyer

Plumbat e kanë kapur këtë të fundit në qafë policin, i cili është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë Hoxhollin të vrarë në vend.

Toci është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ruhet nga policia, ndërsa trupi i Hoxhollit është dërguar në morgun e spitalit të Kavajës.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!