Policia e Manchesterit ka gjetur trupat pajetë të tre burrave në një shtëpi në lagjen Failsëorth.
Mediat lokale bëjnë me dije se tre trupat janë të seksit mashkulla dhe të moshës 28, 39 dhe 41 vjeç.
Policia nuk e ka ende të qartë se si kanë vdekur të tre burrat dhe është duke vijuar hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes që ka tronditur qytetin, raporton abcnews.al.
Autoritetet lokale u njoftuan përmes një telefonate për gjetjen e trupave të pajetë.
Nga verifikimet e para është konstatuar se trupat nuk kanë shenja dhune, gjë e cila bën policinë të dyshojë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje masive ose helmim. /abcnews.al