Thotë se nuk i ka mbetur hatri, por Fifi thotë se nuk do marrë pjesë tek Kënga Magjike

schedule10:05 - 18 Janar, 2020

schedule 10:05 - 18 Janar, 2020

Fifi nuk i mbajti dot lotët kur Eneda Tarifa u shpall fituese e “Këngës Magjike“. Salla thërriste emrin e saj, megjithatë Fifi nuk e hodhi poshtë kolegen dhe thotë se ka marrëdhënia të mira me të. Në fund të fundit, edhe i dha pikët maksimale në festival.

 

Po gjysëm kupën a e mori, donin të dinin fansat. “Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allahun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar, por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, u shpreh Fifi.

Por ndonëse thotë se s`mban mëri, sërish shtoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin e radhës të ‘Këngës Magjike’, të paktën këtë mendje ka tani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!