Thonjtë e shkurtër janë trendi më i madh i vitit 2023

schedule08:20 - 12 Janar, 2023

schedule 08:20 - 12 Janar, 2023

Thonjtë e shkurtër kanë vlerën “all time classic & chic” dhe ky është viti i tyre. Gjatësia ideale e thonjve tuaj është që të jetë afërsisht në përputhje me lëkurën tuaj. Thonjtë e shkurtër janë gjithmonë elegantë dhe duken të kuruar edhe nëse janë të pa lyer. Ky trend i veçantë vjen si vazhdimësi e nuancave më të pastra që do të dominojnë thonjtë në vitin 2023.

“honjtë e shkurtër janë në përputhje me estetikën aktuale të pastër që është në trend në botën e bukurisë tani. Thonjtë e shkurtër nuk kanë nevojë për shumë mirëmbajtje dhe kanë një pamje më natyrale se thonjtë më të gjatë.

Vanessa Sanchez McCullough, artistja personale e thonjve të Blake Lively dhe të tjerëve A-listë, pajtohet: “Mendoj se femrat më në fund po kuptojnë se thonjtë e shkurtër janë domosdoshmëria absolute e sezonit dhe po i duan ato.”

Shikoni pamjet e mëposhtme të thonjve të shkurtër dhe provoni të preferuarin tuaj:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!