Thonjtë abstrakt, një nga trendet kryesore të sezonit që po afron

schedule15:20 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:20 - 15 Shtator, 2022

Çdo vit themi se tendencat e thonjve janë aq të shumta dhe të ndryshme sa është e pamundur të dalin  të reja që do të na ngjallin interes dhe do të arrijnë të bëhen të domosdoshme. Por as këtë herë nuk kanë bërë përjashtim.

Trendi “mani” që do të dominojë tani e tutje quhet abstrakt dhe na pëlqen shumë.

Ky trend është i frymëzuar nga arti dhe me linja të thjeshta i kthen gjymtyrët tona në vepra arti. Arti abstrakt i thonjve mund të përshkruhet si modele dhe linja të parregullta, në çfarëdo ngjyre që zgjidhni apo edhe në thonj të pa lyer.

Siç e kuptoni, tani po flasim për një art krejtësisht të papërcaktuar dhe abstrakt.

Luani me ngjyra të ndezura apo me nuanca nudo, çfarëdo që të zgjidhni do të jeni në modë.

Diku këtu, në fund të fundit, është koha për t’u ndarë me ngjyrat e ndezura të verës në thonjtë tanë dhe për të zgjedhur tendencat e reja./abcnews.al