Thomas Strakosha ka nisur zyrtarisht aventurën e re në karrierë, duke u bërë pjesë e klubit të AEK në Athinë.
Portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Anglisë ku ishte pjesë e Brentfrod, për t’u transferuar në Greqi.
Strakosha ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.
“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.