Thomas Partey tek Arsenal? Menaxheri hedh poshtë çdo gjë

schedule08:59 - 23 Prill, 2020

schedule 08:59 - 23 Prill, 2020

Thomas Partey është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori i Atletico Madrid është nga më të mirët në pozicionin e tij dhe spanjollët po tentojnë të rinovojnë kontratën me të, që është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Problemi është klauzola prej 50 milion eurosh, që i mundëson shumë klubeve ta blejnë mesfushorin ganez. Një ditë më parë qarkulloi online një deklaratë e babait të Partey, i cili konfirmonte se kishte nisur bisedimet me Arsenalin.

“E telefonova djalin tim pasi dëgjova thashethemet dhe ai e konfirmoi. Më tha që është në bisedime me Arsenalin. Shumë mirë për të, për mua nuk ka asnjë problem. Një gjë është e sigurt, nëse Partey transferohet tek Arsenali, “Topçinjtë” do të kenë shumë tifozë nga Gana.

Bisedimet kanë ecur me hapa të shpejtë, e vetmja gjë që ka mbetur për t’u konkretizuar është bindja e Atletico Madrid”, pretendohet të jetë thënë nga ana e babait të mesfushorit. Gjithsesi duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë deklaratë, sipas agjencisë që përfaqëson Partey.

“Është totalisht e pavërtetë”, ky është reagimi i bërë nga JJSports, kompania menaxhuese e Thomas Partey, që kërkohet në Serie A dhe Premier League, nga klube të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!