“This is Anfield”, Thiago Alcantara tregon bisedën me Fernando Torres

schedule18:13 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:13 - 23 Shtator, 2020

Mesfushori i ri i Liverpool, Thiago Alcantara, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të kampionëve të Anglisë, ku ka treguar pse nuk e preku shenjën “This is Anfield” gjatë prezantimit të tij, pasi kjo rutinë është përdorur rëndom nga të gjithë futbollistët që kanë mbajtur veshur fanellën e të kuqve.

“Kam folur me Fernando Torres dhe ai më ka thënë që të mos e prek shenjën “This is Anfield”. Para se ta bëj këtë, unë duhet të fitoj disa trofe me Liverpulin. Kështu që do ta respektoj këtë rregull. Do ta prek vetëm kur ta meritoj”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Thiago Alcantara u zyrtarizua pak ditë më parë si futbollist i Liverpool dhe menjëherë u aktivizua kundër Chelsea, ku në 45 minutat e dyta që luajti, preku 75 topa, më shumë se çdo futbollist i Chelsea. Një mesfushor fantastik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!