Thirrjet raciste të tifozëve rumunë ndaj Kosovës, pritet reagimi dhe dënimi nga UEFA

schedule09:50 - 13 Shtator, 2023

schedule 09:50 - 13 Shtator, 2023

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka zgjatur rreth tre orë, pasi është ndërprerë që në minutën e 18-të.

Tifozët vendas shpalosën banderola të shkruara ‘Kosova është Serbi’ dhe bënin thirrje të tilla në kor.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor të ndërpresë ndeshjen dhe t’i dërgojë futbollistët në dhomat e zhveshjes ku qëndruan për 50 minuta.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi në fund dhe rumunët morën pikët e plota në “Arena Nacionala” në Bukuresht pasi fituan me rezultatin 2-0.

Por rumunët nuk pritet të shpëtojnë lehtë pasi shtëpia më e madhe e futbollit europian UEFA, do t’i dënojë ata pasi nuk bëjnë tolerime në raste të tilla.

Rumania rrezikon një dënim me një shumë monetare nga 20 mijë deri në 100 mijë euro, por jo vetëm kaq.

UEFA në raste të tilla, kur politika është përzierë në sport, vepron me duar të hekurta dhe njësoj duhet të veprojë edhe tani. Rumunët përveç dënimit me shumë monetare. pritet t’iu mbyllet edhe stadiumi për një ose dy ndeshje ku ata luajnë ndaj Andorrës dhe Zvicrës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!