Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thirrjet raciste, Taravari nga Pogradeci: Skandaloze. Nacionalizmi maqedonas, një nga arsyet pse u larguam nga qeveria

schedule16:36 - 7 Gusht, 2025

schedule 16:36 - 7 Gusht, 2025

Arben Taravari, Kryetari i “Aleanca per Shqiptaret” ne Maqesonine e Veriut nga Pogradeci, pas një takimi me kryebashkiakun e këtij qyteti, është shprehur për thirrjet raciste të maqedonasve gjatë një ndeshje basketbolli midis Maqedonise së Veriut dhe Rumanisë.

“Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikamët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare, por edhe disa maqedonase. Dua të falenderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova.  Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas  he kjo është edhe arsyeja që Aleanca për Shqiptarët e lëshoi edhe qeverinë pata tre muajsh dhe tani jemi në opozitë dhe po përgatitemi për zgjedhjet lokale.”, theksoi ai..

“Disa ditë para ngjarjes në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, kryeministri në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët.  Gjithashtu edhe atë që e tha që qëndron edhe në raportin e BE se bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut dhe këto janë pasoja të funksionimit të inkuadrimit së botës serbe në politikat maqedonase.  Shqiptarët e Maqedonisë janë të ndarë në dy blloqe diçka që është e shëndetshme.  Janë disa parti por të ndara në dy blloqe çka është me e shëndetshme për një shoqëri”, shtoi Taravari.

Më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët.

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë ndeshjes në Kumanovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!