Thirrjet raciste ndaj Maignan të Milanit, reagon Infantino: Janë të neveritshme, duhet humbje në tavolinë kush e bën

schedule09:42 - 21 Janar, 2024

schedule 09:42 - 21 Janar, 2024

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dënoi ashpër atë që ndodhi në Udinese-Milan mbrëmjen e së dielës, me Mike Maignan viktimë e fyerjeve të përsëritura dhe të vazhdueshme raciste nga tifozët vendas të pranishëm në tribunën pas tij.

“Ngjarjet e së shtunës në Udine dhe Sheffield janë absolutisht të neveritshme dhe plotësisht të papranueshme. Nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi, si në futboll ashtu edhe në shoqëri.

Lojtarët e prekur nga ajo që ndodhi të shtunën kanë mbështetjen tonë të plotë. Është e nevojshme që të gjithë të interesuarit të veprojnë, duke filluar nga edukimi në shkolla, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kuptojnë se kjo nuk është pjesë e futbollit apo e shoqërisë”, është shprehur presidenti i FIFA-s./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!