Gjatë raportimin në KLP Arben Kraja është pyetur në lidhje me debatet e fundit për thirrjet e bëra ndaj SPAK nga kryeministri Edi Rama i cili kërkoi hetim të ish-kryeministrit Sali Berisha.
I pyetur nga kryetari i KLP Alfred Balla nëse ndihen të kërcënuar nga deklaratat politike të ditëve të fundit kundër SPAK, Kraja i pashqetësuar ka thënë se duke pasur parasysh dosjet që kanë në dorë janë koshient që do të ketë presione.
Kraja tha se e rëndësishme për prokurorët e SPAK është të vlerësojnë me korrektësi faktet dhe provat.
“Te gjithë prokurorët janë të ndërgjegjshëm që merren me hetime shumë të rëndësishme me personazhe te krimit por dhe të administratës. Jemi koshient që do ketë presione e trysni. Kemi berë nje mbledhje ku u kam thënë prokuroreve vahzdoni detyren shikoni dosjet. Nuk besoj se ka ndonjë problem për institucionin”
Balla: Si ndihen moralisht trupa e SPAK nga deklarimet e fundit? Cfarë nuk shkon mes SPAK dhe BKH?
Arben Kraja: Në lidhje me pyetjen e parë të gjithë prokurorët e Posaçëm jamë koshient që merren me hetime të rendësishme dhe për persona të lidhur me krimin dhe persona të lidhur me pushtet. Padyshim do ketë presione dhe opinione të ndryshme, por e rëndësishme për në është që të jemi korrekt me ligjin. Ne kemi bërë mbledhje dhe këtë i kam thënë edhe hetuesve, bëni detyrën dhe jepni rezultat. Për pyetjen e dytë, hetuesit e Byrosë dhe prokurorqt punojnë bashkë dhe kanë bashkëpunim. I vetmi problem është problem konceptual mes drejtuesve për mënyrën si duhet të funksionojnë institucionet.
/abcnews.al