UEFA ka marrë vendim sa i takon rastit të paprecedentë të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, të luajtur në Bukuresht, teksa u shpalos baneri “Kosova është Serbi”.
Rumunët si duket ia kanë hedhur paq, pasi sipas vendimit të insititucionit më të madh futbollistik në Europë, e publikuar edhe nga Federata e Rumanisë, gjithçka do të kalojë me një gjobë prej 51 mijë eurosh dhe një ndeshje si vendase pa tifozë.
E thënë shkurtimisht, pa spektakorë do jetë ndeshja me Andorrën, e programuar me 15 tetor dhe që do mbahet në Stadionul Naţional (Bukuresht)./ h.ll/abcnews.al