Thirrje për të kontribuuar për COVID-19, kryeprokurori Olsian Çela firmos shkresën

schedule12:51 - 8 Prill, 2020

schedule 12:51 - 8 Prill, 2020

Prokurori i Përgjithshëm thirrje prokurorëve të kontribuojnë financiarisht për përballimin e situatës së koronavirusit.

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë thirrje se për shkak të situatës nga COVID-19, është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti nga magjistratët dhe institucionet e drejtësisë.

 “Është detyrim sa moral aq edhe qytetar ndaj vendit. Personalisht do të kontribuojë me pagën time. Kush e vlerëson të kontribuojë. Mirëpres përkrahjen e iniciativës nga çdo prokuror apo oficeri të policisë gjyqësore”, shkruan Çela ndërsa ka njoftuar drejtuesit e prokurorive të marrin masat për të mundësuar dhënien e kontributit të prokurorëve .

 

 

/abcnews.al