Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjes së SHBA për të arritur marrëveshjen për paqen, situatën e luftës në Ukrainë vazhdon të mbetet shqetësuese.
Presidentin amerikan ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin, të ndalojë luftën, megjithatë kjo thirrje nuk është vlerësuar nga Putin, pasi sulmet nga forcat ruse nuk janë ndalur.
Ndërkohë nga ana tjetër, Moska ngriti alarmin se dronët Ukrainës mund të sulmonin Paradën e 9 Majit.
“Putini ka përmendur përsëri armët bërthamore. Në mënyrë indirekte ka përforcuar idetë e tij”, është shprehur eksperti i sigurisë Xhavit Shala në emisionin “360 Gradë”.
Ndërsa gazetari Pumo Misha, gjatë intervistës së tij tha se Rusia nuk ka interes që të mbyllë luftën sepse është duke avancuar.
Për Moskën Trump është varianti më i mirë, aktualisht në këto rrethana. Do të jetë gjithmonë më mirë. Rusia nuk ka interes të mbyllë luftën në këto momente sepse është duke avancuar. Kur Ukraina të nisë bisedime për paqe vërtet, do të jetë në kushte ende më të këqija seç është tani. Trump deklaroi se ka ardhur koha për bisedime konkrete me Putin për paqen”, tha ndër të tjera gazetari.