Thirrja e Ramës për Berishën, Vasili: Vangjush Dako të hetohet nga SPAK si non grata

schedule13:31 - 17 Maj, 2022

schedule 13:31 - 17 Maj, 2022

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, SPAK duhet të hetojë Vangjush Dakon si non grata. Në studion e ABC Live, duke komentuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama se Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë Sali Berishën, Vasili tha se kreu i qeverisë përdor dy standarde. Sipas tij, Rama duhet ta bënte këtë thirrje edhe për të shpallurit e tij.

“Kur nuk i çon para drejtësisë do të thotë se s’ke fakte. Për non grata e veta ka qenë shumë i sinqertë. Ka thënë se nuk më përcakton mua DASH kë do kem mik. Vangjush Dako është në jetë dhe Sali Brisha vjen nga bota e përtejme. Një kryeministër i tillë duhet të kishte bërë edhe për Vangjush Dakon”, tha Vasili.

Procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, nënkryetari i LSI  e cilësoi si të stisur. “Nuk ka një çështje të presidentit. është një stisje. Kështu po ndodh. Ju keni përcjellë me korrektesë dhe keni dëgjuar që Rama me këtë Ballën po prodhojmë një proces të presidentit të paparë dhe padëgjuar ndonjëherë. Prodhuam siç ka ndodhur ngaherë një raund të parë pa asnjë kandidat. Risia qe dëngla, të bëni llafe. Dje produkti ishte zero. Dikur në votime të tjera ka pasur kandidatë që kanë rënë, s’janë votuar.

Ky është procesi më i turpshëm nga të gjithë. Unë kam thënë do të çojë një rrip pantallonash. Ka një kukull në parlament kryetare. Do të çojë edhe një kukull tjetër. Kjo është e gjitha”, tha Vasili. /abcnews.al