Thirrja e Putin për të bërë më shumë fëmijë, moderatorja ruse: Gati për të tretin

schedule10:08 - 1 Mars, 2024

schedule 10:08 - 1 Mars, 2024

Thirrjeve të vazhdueshme të Presidentit Vladimir Putin, të cilave iu bë jehonë edhe në fjalimin e djeshëm për kombin, që nënat të bëjnë më shumë fëmijë, duket se iu janë përgjigjur në kohë rekord rusët.

Moderatorja Natalya Litovko ka reaguar ndaj apelit të Putinit për rritjen e lindjeve në vend për të përballuar krizën demografike. Teksa ishte në transmetim live në Rossiya 24, 43-vjeçarja ka lajmëruar shikuesit se do të bëjë fëmijën e tretë.

“Meqenëse po flasim për planin e ri kombëtar, familjen, burri im sapo më dërgoi një mesazh për të njoftuar se do të kemi një fëmijë të tretë.”

Litovko, e cila është një mbështetëse e regjimit të Putinit, është nënë e dy fëmijëve. Këto reagime vijnë në një kohë që popullsia e Rusisë po zvogëlohet pjesërisht për shkak të gjendjes së ekonomisë pas luftës në Ukrainë dhe numrit të lartë të ushtarëve të vrarë në front.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!