Lideri i PD-së Lulzim Basha nuk ka preferuar të komentojë deklaratën e Presidentit Meta, i cili sot gjatë një takimi me homologun e tij slloven u bëri thirrje palëve politike që të ulën dhe të dialogojnë. Kreu i shtetit i kërkoi partive të bëjnë hapa pas dhe në plan të parë të vendosin interesat kombëtare. Por kryedemokrati është shprehu se PD nuk do bëjë hapa pas, deri në largimin e Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Basha: Unë nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidenti Meta, por mund t’iu them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpuinim me krimin e organizuar, për të vjedhur zgjedhjet dhe për të vjedhur paratë e shqiptarëve, nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm me hapat përpara dhe largimin një orë e më parë itëEdi Ramës dhe një qeveri të palidhur me krimin e organizuar e cila zgjidh gjithë duart e drejtësisë dhe mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme do t’i japi shqiptarëve atë që meritojnë. Një parlament dhe qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i Niçeve, i Barajve, i Shullazëve me shokë. Në raport me këtë çështje asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara duke nisur nesër me bashkimin e qytetarëve në protestë, para asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nesër në orën 10: 00 u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jemi të gjithë bashkë sepse kjo është një betejë që na bashkon nuk na ndan dhe nuk është një betejë që bëhet për pushtet, nuk bëhet për një parti politike, bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit./abcnews.al