Moska ndodhet tani në një pozicion të vështirë duke u bërë thirrje luftëtarëve të huaj që të bashkohen me forcat e saj (përfshirë sirianë), në këmbim të pasaportës ruse.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, janë hapur aplikimet për të huajt që duan t’i bashkohen luftës në Ukrainë.
“Për të lehtësuar procedurat për shtetasit e huaj që dëshirojnë të regjistrohen në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse, janë hapur pikat e aplikimit për shërbimin ushtarak me kontratë,” sipas një deklaratë të ministrisë se punëve të brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se të huajve që kanë nënshkruar një kontratë në Forcat e Armatosur Ruse u është dhënë e drejta për të marrë nënshtetësinë.
Procedura e përshpejtuar për marrjen e shtetësisë ruse vlen edhe për anëtarët e familjes së vullnetarëve të huaj, domethënë prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët.
/abcnews.al