Memphis Depay ishte dëshira e madhe e Roland Koeman për të zëvendësuar Luis Suarez në sulmin e Barcelonës. Katalanasit arritën një akord paraprak me Lyon për shumën e 25 milion eurove, por gjithçka u prish në momentet e fundit.
26-vjeçari e donte kalimin në “Camp Nou”, por merkato e janarit vjen shpejt dhe dëshira e tij mund të plotësohet tre muaj më vonë. Gjithsesi, Depay flet hapur dhe fton spanjollët të nxitojnë, pasi klube të tjera mund ta tundojnë me ofertat e tyre.
“Jam 26 vjeç dhe transferimi im nuk do të kushtojë shumë, kështu që është normale që shumë klube të interesohen për mua. Ishte mbyllur gjithçka për kalimin te Barcelona, por operacioni nuk u konkretizua.
Seksioni i radhës në merkato është afër, të shohim e të presim se çfarë do ndodhë në janar. Nuk po them që është i sigurt kalimi im te Barcelona, por ndoshta do të vijnë oferta të tjera për mua“, deklaron sulmuesi holandez. /abcnews.al