Ka dalë për të publikuar një tjetër çudi shqiptare që ka prodhuar ministria që i kanë lënë të drejtojë.
“Sot në Shqipëri ka më tepër se 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike dhe që dalin e hyjnë nëpër kufijtë ndërkombëtarë si personalitete me status të veçantë. Deputetë përtej legjislaturave të fundit, gjykatës të lartë dhe kushtetues që nuk e kanë kaluar Vettingun, e deri të shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri, sot gëzojnë status të veçantë diplomatik. U bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë menjëherë dorëzimin e pasaportës diplomatike sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme”, u shpreh Cakaj.
Duke u treguar i kujdesshëm që këtë çudi t’ia faturojë shumicës së drejtuesve të Ministrisë së Jashtme, ministri në detyrë, Gent Cakaj, thotë se sot është koha që t’i jepet fund abuzimit me dhënien e pasaportave diplomatike.
“Një sërë vendimesh të marra në të shkuarën, kanë krijuar një situatë atipike dhe absurde duke bërë që Shqipëria të ketë pothuajse dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet më të fuqishme europiane”, tha ai.
Vendimin e ka gati për ta çuar në tavolinën e Këshillit të Ministrave.
“Abrogimin e VKM-së që u jep të drejtën e pasaportës diplomatike drejtuesve të antërëve të bordeve, udhëheqësve të enteve e autoriteteve të ndryshme rregullatore deri tek shoferët e institucioneve të caktuara”, tha Cakaj.
Grupi i punës po punon për një plan për t’ia prezantuar edhe Kuvendit tha ministri në detyrë Cakaj, i cili premtoi se ashtu si pesha e pasaportës diplomatike të vendit do restaurohet edhe pesha e pasaportës Republikës së Shqipërisë do fuqizohet përmes liberalizimit të vizave me një numër shtetesh më shumë se ai aktual./abcnews.al