Thikë pasagjerit, në pranga fatorino i autobusit

schedule10:14 - 3 Prill, 2018

schedule 10:14 - 3 Prill, 2018

Policia e Tiranës ka arrestuar fatorinon e linjës Tiranë-Vorë dhe ka shpalluar në kërkim kontrollorin e linjës së autobusëve.
Në pranga ra Hazbi Begu, 23 vjeç, ndërsa C.K, 28 vjeç banues në Tiranë është shpallur në kërkim.
Arrestimi i tyre u bë pasi të hënën, një pasagjer me iniciale R.M, 23 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjësit e linjës së autobusëve.
Më pas C. K., në bashkëpunim me Hazbi Begun e kanë goditur me thikë pasagjerin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!