Thikë pas shpine 40-vjeçarit, arrestohen 3 shqiptarë në Itali: Ishte ekstremisht i dhunshëm, dyshohet për pazare kokaine

schedule11:44 - 26 Janar, 2022

schedule 11:44 - 26 Janar, 2022

Policia italiane arrestoi në Aleksandri tre shqiptarë pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me thikë një bashkëkombasin e tyre.

Ata akuzohen për tentativë vrasje, pasi në 12 nëntor të vitit të shkuar goditën disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda një 40-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, raporton abcnews.al.

Policia italiane dyshon se tre të rinjtë janë konfliktuar me 40-vjeçarin për shkak të problemeve në trafikun e kokainës.

Mediat italiane raportojnë se sherri mes shqiptarëve dhe plagosja e 40-vjeçarit shkaktoi një shqetësim të madh në komunitetin e zonës mbrëmjen e 12 nëntorit 2021.

Ngjarja

Sipas autoriteteve, fillimisht shqiptari 40 vjeçar është futur në banesën e të rinjve duke marrë një goditje me thikë në shpinë.

Më pas, ka marrë edhe disa të tjera në pjesët e poshtme të trupit si edhe bark, por mundi të dalë prej aty. Ai u ndoq nga të rinjtë dhe është goditur me thikë disa herë të tjera në rrugë, gjë që ka alarmuar banorët që e panë.

Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptarë të përfshirë në ngjarje ishte arrestuar nga policia në vitin 2020 për trafik të lëndëve narkotike.

Ky i fundit njihet nga policia si një person ekstremisht i dhunshëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!