Thika nga shqiptarët në “Korydalo”: Ekzekutimi i bosit të mafies greke, kontrata e vdekjes dhe gabimi që tradhtoi autorët

schedule10:47 - 26 Prill, 2022

schedule 10:47 - 26 Prill, 2022

Autoritetet greke po punojnë për të zbardhur arsyet se pse bosi i mafies greke, i cili u ekzekutua dje në shtëpinë e tij në Dervenochoria , kishte frikë nga “kontrata e vdekjes” dhe se pse qarkullonte me truproja të armatosur.

Autorët ndaluan pranë shtëpisë, dy prej tyre të veshur me maska hynë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 55-vjeçari me rreth 10 të afërmit dhe miqtë dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov.

Nga plumbat mbeti i plagosur për vdekje 55-vjeçari, ndërsa vajza e tij 22-vjeçare u plagos lehtë dhe u transportua në spitalin “Attikon”.

Gjithashtu plumbave nuk i shpëtoi as krushku i tij 45-vjeçar , i cili po merr trajtim mjekësor në spital.

Lexo edhe: “Ai e kuptoi se po shkonin për ta vrarë”, dëshmitari tregon se si u ekzekutua bosi i mafies greke

Fakti që katër autorët  udhëtuan jashtë Athinës, tregon se kontrata e vdekjes, vrasja me pagesë  për bosin e mafies greke ishte e shtrenjtë.

Për këtë arsye, specialistët e kriminalistikës janë në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit të tij nga burgu, në mënyrë që përmes detajeve të arrijnë tek vrasësit e tij.

Gabimi i autorëve

Lexo edhe: U ekzekutua me 15 plumba, kush ishte bosi i natës që u vra në sy të familjes në Greqi?

Gabimi që “tradhtoi” autorët është motori që ata braktisën në mes të rrugës, pasi mjeti pësoi defekt në momentin që ta po arratiseshin.

Tashmë policia ka vënë në mikroskop motorin, për të identifikuar gjurmët e ADN-së që mund të ketë bë mjet. Analistët e policisë po kërkojnë të zbulojnë se cilat lidhje të mundshme me kontratat e mëparshme të vdekjes janë të lidhura me rastin në fjalë në mënyrë që të zbardhi motivin dhe të arrijnë tek autori final, te njeriu që dha urdhrin për të vrarë Giannis Skaftouros.

Giannis Skaftouros njihej si bosi i jetës së natës në Greqi. Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjestarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, me qendër Korydalon sipas mediave greke.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!