Thierry Henry këshillon “djajtë e kuq”: Nëse do të isha Manchester United, do të blija një sulmues si Harry Kane

schedule17:30 - 16 Mars, 2023

schedule 17:30 - 16 Mars, 2023

Kur kujtojmë sulmuesit të cilët kanë bërë bujë në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League, padyshim ndër të parë që na vjen ndërmend është dhe ish-sulmuesi i Arsenal dhe Kombëtares franceze, Thierry Henry.

Tashmë i kthyer në një analist futbollit, Henry këshillon drejtuesit e Manchester United që të mos “verbohen” nga performancat e “superyllit” të Napolit, Victor Osimhen, por të fokusohen te afrimi i “bomberit” anglez, Harry Kane, kjo dhe për faktin se Kane nuk ta nevojë të përshtatet me futbollin anglez.

“Harry e njeh Premier League. Nëse do të isha Manchester United, do të blija Kane. Kjo nuk do të thotë se Osimhen nuk është një futbollist i mirë. Nuk bëhet fjalë për këtë.

Mendoj se Osimhen është në gjendje të përshtatet me çdo ligë. Por nëse do të isha Manchester United, do të mendoja kështu: “Ky djalë nuk ka nevojë të përshtatet, plus ai mund të shkojë më thellë, gjë që do t’i lejojë Rashfordit të bëjë vrapime”. Kane, meqë ra fjala, mund të luajë kudo”,- u shpreh në fjalët e tij, ish-sulmuesi i Arsenalit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!