Teksa është në periudhë pushimi për shkak se kombëtarja e tij nuk arriti të kualifikohej për Botëror, sulmuesi Erling Haaland padyshim që është një nga më të mirët në Botë dhe fare thjesht mund të kemi rivalitetin e ri, Mbappe-Haaland.
Në një intervistë, legjenda e Francës dhe Arsenal, Thierry Henry ka folur për norvegjezin 22-vjeçar, ku e ka konsideruar si një “përfaqësues” të shkollës së vjetës të sulmuesve, duke e konsideruar me legjenda si Gerd Muller, Allan Shearer apo Filippo Inzaghi.
“Ai është një përfaqësues i ri i shkollës së vjetër të sulmuesve. Ajo që bën është një punë, një profesion. Ai dëshiron vetëm një gjë, të shënojë gola. Dhe ai e bën atë në mënyrë perfekte. Unë mendoj se ai do të ketë një ndeshje me gjashtë gola në Man City , patjetër. Le të kemi parasysh sa raste krijojnë “qytetarët”.
A do të shënojë 50 gola në një sezon? Në kampionat jo, por në 1 sezon po.
Ai është një sulmues i vjetër i shkollës. Do ta krahasoja me Shearer , me Lineker, me Gerd Müller, me Paolo Rossi, me Filippo Inzaghi ”,- tha gjatë intervistës ish-sulmuesi francez. /i.m /abcnews.al