Thomas Tuchel, trajneri i PSG, ka një plan për të ardhmen dhe shkak është largimi i mbrojtësit Thiago Silva. Trajneri Gjermani nuk pajtohet me drejtuesit e klubit me vendimin e marrë për brazilianin dhe tani do të vërë pikat mbi “i”.
Tuchel, sipas “L’Equipe” synon që të jetë pjesë e vendimmarrjes edhe në merkato, që të shmangen lëvizje të tilla në të ardhmen. Momentalisht është Leonardo përgjegjësi për merkaton dhe ai i merr vendimet për afrimet dhe largimet, sikurse vendosi që me Thiago Silvan të mos rinovonte.
Mbetet të shihet nëse diçka e tillë do të pranohet nga drejtuesit e klubit francez dhe nga vetë Leonardo. PSG e mbylli sezonin me dy trofe, duke fituar titullin kampion dhe Kupën. Ata shkuan deri në finale të Champions League, por aty i mposhti Bayerni dhe u mohoi tripletën. /abcnews.al