Mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, po e mendon seriozisht një rikthim në Milano. Kontrata e tij me francezët përfundon këtë verë dhe ekipi I Milanit e tundon brazilianin. Qendërmbrojtësi do të mbushë 36-vjeç në shtator dhe me shumë mundësi francezët nuk do ia rinovojnë kontratën.
Ai u transferua në Paris në korrikun e vitit 2012 pikërisht nga Milani, së bashku me Zlatan Ibrahimovic. Mbrojtësi brazilian gjithmonë e ka shfaqur dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi dhe rikthimi në Milano për të është një ëndërr dhe mund të ndjekë hapat e suedezit, që u rikthye këtë janar.
Porblemi i vetëm në këtë transferim do të jetë paga e lartë që Thiago Silva përfiton. Sipas “Tuttosport”, Pronarët e Elliott Management kanë vendosur disa limite dhe paga e tij mund të jetë e papërballueshme. Sidoqoftë pritet që Thiago të pranojë dhe një pagë më të ulët nga ajo që ai me rte francezët vetëm për tu rikthyer te Milani. /abcnews.al