Thiago Alcantara e mbyll me futbollin, spanjolli “var këpucët në gozhdë” në moshën 33-vjeçare

schedule23:16 - 8 Korrik, 2024

schedule 23:16 - 8 Korrik, 2024

Një protagonist i madh i viteve të fundit e mbyll me futbollin në moshën 33-vjeçare.

Mesfushori spanjoll që ndau rrugët me Liverpool më 30 qershor, Thiago Alcantara, njoftoi largimin nga futbolli përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Unë gjithmonë do të jem i gatshëm të kthej atë që më është dhënë dhe jam mirënjohës për kohën që kalova në futboll. Faleminderit, futbollit dhe të gjithë atyre që më shoqëruan dhe më bënë një lojtar dhe person më të mirë gjatë rrugës, Thiago”,- shprehet ish-“ylli” i Liverpool. /i.m /abcnews.al